Modelja e njohur, Chrissy Teigen u shfaq sot në Twitter me buzë të enjtura, kjo për shkak të sëmundjes së lartësisë. Kjo sëmundje shkaktohet te disa njerëz kur shkojnë në vende të larta ku niveli i oksigjenit është i ulët. Modelja ishte e pranishme në dasmën e miqve të saj, në Utah dhe duket se gjërat nuk kanë shkuar edhe aq mirë për të.
very upset and saddened that my own birth state, Utah, has chosen to poison me with terrible altitude sickness.
— christine teigen (@chrissyteigen) August 17, 2019
"Jam shumë e mërzitur që vendlindja ime, Utah, ka zgjedhur të më helmojë në këtë mënyrë", -është shprehur ajo, teksa ka shtuar: "E dinit që agnioedema mund të shkaktohet nga sëmundja e lartësisë. Mësoj çdo ditë nga një gjë të re! Buzët e mia janë gati të shpërthejnë. Mirupafshim botë."
this is premeditated murder if you ask me pic.twitter.com/ql3SwETQiJ
— christine teigen (@chrissyteigen) August 17, 2019
Më pas, Chrissy ka publikuar një video ku shihet teksa thith oksigjen për të përmirësuar gjendjen e saj. Ajo nuk ka qenë e vetme në dasmë, por ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti dhe disa miq të saj, të cilët i kanë ardhur në ndihmë.