Edhe mbretërorët kanë nevojë për pushime dhe sigurisht që nuk mund të jenë pushime dosido. Meghan Markle dhe Princi Harry kanë zgjedhur një kompleks luksoz në Ibiza të quajtur “Vista Alegre”. Ky kompleks ka disa vila, të gjitha me pamje nga deti dhe siguron privatësi të plotë për pushuesit (gjë që mbretërorët e duan patjetër).
Ka menaxherë, kamarierë dhe shefa, të gjithë në shërbim të pushuesve. Një javë në këtë resort kushton më shumë se 25 000 paund. Mbretërorët fluturuan me një avion privat drejt Ibizas dhe sapo mbërritën në resort, siguria aty u shumëfishua.
Por njerëzit nuk e kanë pritur edhe aq mirë faktin që ata kanë zgjedhur një resort kaq të shtrenjtë për të pushuar dhe kanë shprehur pakënaqësitë e tyre online. Nga ana tjetër, kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë me Kate dhe William.