Gjithmonë ka kuriozitet për të mësuar më shumë rreth jetës së personazheve të famshëm publikë, sidomos nëse ka të bëjë më çështjet familjare ose për fëmijërinë e tyre. Elita Rudi për shembull na ka shuar një kuriozitet në Instastory duke na treguar si dukej ajo fëmijë. Interesi në fakt shtohet më shumë për ta parë Elitën fëmijë, për të mësuar nëse Zeri i ngjan asaj apo Gjikos.

Në fakt Elita edhe fëmijë ka qenë shumë simpatike njësoj siç është edhe sot. Flokët e zeza, buzëqeshja e njëjtë e identifikojnë lehtësisht moderatoren e famshme.

Sa i përket ngjashmërisë me Zërin, ajo duhet ta pranojë se djali i ngjan më shumë Gjikos.