Nëse mendoni se çdo tendencë mode që ikën nuk kthehet më, e keni gabim. Gjithsesi, është në dorën tuaj nëse vendosni t’i ndiqni ato ose jo. Mbase nuk e prisnit, por një ndër modelet e flokëve më “IN” të viteve ’90 është rikthyer në modë. Sot ndoshta nuk ju pëlqen shumë, por pasi të shikoni Rita Orën me flokët bisht-pëllumb do të ndryshoni mendim.
Për shumicën prej jush ky është një model flokësh i rrezikshëm, por Rita nuk trembet asnjëherë nga ndryshimi i pamjes së saj.
Këngëtarja nga Kosova në setin fotografik për koleksionin vjeshtë-dimër 2019 të markës gjermane Escada, zgjodhi të rikthejë në vëmendje modelin e flokëve bisht-pëllumb. Ju do të guxonit si Rita?