Kush e di sesa artikuj keni lexuar për Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter. Dyshja e vajzave u fotografuan së bashku në liqenin e Como-s teksa përkëdheleshin dhe shkëmbenin puthje pasionante. Në fillim u mendua se ky ishte thjesht një moment për vajzat gjatë pushimeve në Itali, mirëpo nuk na rezulton kështu. Sipas një burimi për Page Six, Miley dhe Kaitlynn gjatë një mbrëmjeje në një pub, ato i vazhduan skenat plot pasion.

Madje burime për Page Six tregojnë se vajzat në pub, mund të kenë edhe kryer marrëdhënie seksuale.

“Ato janë fiksuar me njëra-tjetrën. Ato nuk i largonin duart nga zonat intime, putheshin kudo, në bar, tualet madje edhe në dysheme. Ato në thelb kryen marrëdhënie seksuale. Nuk ka dyshime se ato janë bashkë”,-ka treguar burimi për Page Six.

Ky burim ka shtuar se vajzat nuk donin t’ia dinin që të gjithë në pub i kishin sytë tek ato.