Këta këngëtarët duken se e kanë më të lehtë se të gjithë të tjerët dhuratën e dasmës - një këngë dhe e kanë punën të zgjidhur. Kështu bëri Turjan Hysko dy vjet më parë, kur i kushtoi një këngë Orindës, Xhensila i dhuroi "Çelësi i zemrës" Bes Kallakut dhe ky i fundit, (megjithëse aktor) i dhuroi një këngë bashkëshortes së tij "Skifterja e zemrës"... Në dasmën e tyre!

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Erik Lloshi, i cili i dha fund beqarisë këtë fundjavë me partneren e tij, Romina. Një këngë për të, të cilën shumë shpejt do ta shoqërojë edhe me një videoklip.

“Pengu i Dashurisë” është kënga dedikim për bashkëshorten e Erikut dhe për marrëdhënien e tyre të dashurisë.

Lajmin e ka zbuluar vetë Eriku në llogarinë e tij, në të cilën shkruan se “Pengu i Dashurisë” është do të shoqërohet shumë shpejt edhe me videoklip.

Eriku, ndërkohë, ka nisur punën. Muaji i mjaltit, me sa duket, ka kohë....