Një prej serialeve më të ndjekura edhe të publikut shqiptar, "Si ta quaj këtë dashuri", i transmetuar në TV Klan, shumë shpejt do të vijë në një version të ri. Suksesi i filmit indian, i cili është transmetuar në shumë vende të botës, duket se do të përsëritet, por në një gjuhë tjetër.
Producentët turq e kanë piketuar serialin e ndjekur në shumë shtete dhe kanë vendosur të fillojnë shumë shpejt xhirimet për të sjellë një version të ri të tij.
Kështu, sipas mediave turke, puna ka nisur, madje janë përzgjedhur edhe aktorët kryesorë që do të mbajnë pranë ekranit të gjithë publikun.
Rolin e Arnavit do ta luajë aktori Serkan Çayoglu, një prej të rinjve më të talentuar të momentit. "Stina e qershive" ishte një sfidë mjaft e suksesshme për Çayoglu, kështu që edhe versioni i “Si ta quaj këtë dashuri” pritet të jetë i tillë.
"Hëna dhe dielli" është titulli që do të mbajë në turqisht ky serial që pritet të mbërthejë publikun me histori të mrekullueshme.