Reperi Soolking, i cili u kthye në një emër shumë të njohur edhe në Shqipëri për shkak të hitit “Zemër” në bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka mbajtur një koncert në Algjeri dy ditë më parë. Në koncert ka qenë e pranishme edhe Dhurata, e cila i është bashkuar reperit në skenë. Fatkeqësisht, ky koncert madhështor është kthyer në tragjedi. 5 njerëz kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase shkak i ngjarjes së dhimbshme ishte mbipopullimi dhe dyndja drejt stadiumit, ku thuhet se kanë qenë të pranishëm mbi 25 mijë njerëz. Dyndja e njerëzve në hyrjet e stadiumit është shoqëruar me pasoja fatale për 5 persona.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by soolkingofficiel (@soolkingofficiel) on

Soolking dhe Dhurata kanë reaguar në rrjetet sociale duke u shprehur zemërthyer për njerëzit që kanë humbur jetën dhe kanë rrëfyer se nuk ishin në dijeni për ngjarjen, ndryshe nuk do të ishin ngjitur në skenë. Soolking thekson se ngjarja ka ndodhur jashtë stadiumit dhe si ai, ashtu edhe artistët që performuan e kanë marrë vesh pas koncertit.