Gaz Paja dhe partnerja e tij, Ira Seferi u martuan më 1 qershor dhe pak ditë pas dasmës filloi të qarkullonte në media lajmi se çifti i sapomartuar do të bëheshin prindër për herë të parë. Fillimisht ata preferuan të mos reagonin, por Ira theu heshtjen pak ditë më parë, kur teksa kritikonte një gazetë për mënyrën si e kishin dhënë lajmin, pranoi se ishte në pritje të ëmbël. Në fakt, edhe pse ishte shtatzënë në ditën e dasmës, askush nuk e vuri re barkun e Irës. As në fotot që ajo ka postuar pas dasmës nuk mund të dallojmë shumë.

Por tanimë, barku i Irës është shumë i dukshëm dhe mjaft i rrumbullakosur. Tirana Post ka publikuar një foto të biondes simpatike, e cila shfaqet përkrah bashkëshortit gjatë një dreke në Dhërmi. Ajo është veshur me të bardha, por edhe pse veshja është e lirshme format e saj dallohen qartë. Nuk dihet ende në cilin muaj të shtatzënisë është Ira dhe as gjinia e bebushit.