Këtu janë pesë gabime që, pa e ditur, mund të jesh duke bërë gjatë larjes së flokëve.

1. Përdor shampo çdo ditë dhe përdor po atë shampo gjatë gjithë vitit

Jo vetëm që e përdor shampon shumë shpesh, një herë në dy ditë është mjaftueshëm, thotë parukieri Mario Russo, por gjithashtu duhet ta ndryshosh që mos të grumbullohen mbi skalp disa përbërës si silikoni. Çdo dy muaj, zëvendësoje shampon aktuale me një tjetër, të përshtatshme për llojin tënd të flokëve, thotë kimisti kozmetik  Mort Westman. Gjithashtu mund të përdorësh një shampo pastruese (clarifying) një herë në muaj për të larguar gjithë përbërësit e depozituar nga shampot, thotë hairstylist-ja e VIP-ave, Kimberly Kimble.

2. Nuk pret sa flokët të lagen plotësisht para se të hedhësh shampon

Pa pasur mjaftueshëm ujë, shampoja nuk shkumëzon dhe mund të jesh e detyruar të përdorësh më shumë produkt duke dëmtuar flokët dhe kuletën. Qëndro më shumë sesa një minutë nën ujin e dushit para se t’i hedhësh shampo.

3. Fillon ta aplikosh shampon gjithmonë në të njëjtën pjesë të kokës, zakonisht në kurorën e saj

Mund të vësh re që lëkura në majë të kokës është e thatë dhe copëtohet. Provo ta vendosësh fillimisht në një vend tjetër shampon, fillo nga prapa kokës dhe shko drejt majës, thotë Russo.

4. Po e fërkon kokën në mënyrë të dëmshme

Që mos t’i dëmtosh flokët, masazhoje skalpin me mollëza, jo me thonj apo pëllëmbë.

5. E shpëlan me ujë të nxehtë...

Uji i nxehtë than lëkurën e kokës dhe flokët. Përdor ujë të vakët, që ndihmon edhe për të mbrojtur ngjyrën. Nëse është i ftohtë, edhe më mirë...