Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e scrub-it, edhe pse shumë herë e anashkalojmë këtë hap të rutinës së bukurisë. Scrubi është shumë i rëndësishëm, pasi heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe e lë atë më të pastër, më të butë dhe më me shkëlqim. Përveçse është i domosdoshëm scrubi nuk ju merr shumë kohë, kështu që nuk ju kushton asgjë ta bëni 1-2 herë në javë.

Nëse keni një scrub që e keni blerë dhe funksionon për ju, shumë mirë, nëse jo, ju sugjerojmë ta përgatisni në kushtet e shtëpisë me disa përbërës të thjeshtë që ju gjenden në kuzhinë. Përbërësit që ju duhen janë:

1 lugë gjelle mjaltë

2 lugë gjellë vaj kokosi

2 lugë gjelle sheqer kaf

Përzieni përbërësit dhe aplikojeni masën në fytyrë me lëvizje rrethore për disa minuta. Lëreni për pak kohë të qëndrojë në fytyrë dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. Ky scrub do t’ju ndihmojë për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, por edhe do ta hidratojë dhe ushqejë atë.