Nëse ende nuk i jeni dorëzuar trendit ‘bob’ apo atij ‘lob’ ka ardhur koha ta bëni. Nëse nuk jeni të bindur atëherë shihni modelin e ri të Jennifer Lopez. Stilisti i saj i flokëve, Chris Appleton ka goditur në shenjë me modelin ‘lob’ që këngëtares i shkon aq shumë dhe që për momentin është shumë ‘in'.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1) on

Për ato që nuk duan të eksperimentojnë shumë, mund të veprojnë si Jennifer, të mbajnë ngjyrën që kanë. J.Lo është besnike e ngjyrës bionde në mjaltë që i japin shumë dritë portretit të saj. Jo vetëm për verë, ky model trendy do të vazhdojë të jetë ‘in’ edhe në stinën e vjeshtës.