Ditën e djeshme ju treguam në një artikull modelin më trendy të vjeshtës dhe kush më mirë se Jennifer Lopez mund të ishte një shembull që do të na frymëzonte. Këngëtarja kishte zgjedhur prerjen ‘lob’, e cila është perfekte për ato që nuk guxojnë t’i presin aq shkurt sa ‘bob’. Për më tepër ka qenë një model shumë i preferuar nga vajzat e famshme (dhe jo të famshme) gjatë verës. Me sa duket, ky model do të bëjë namin edhe në vjeshtë, pasi po preferohet gjithnjë e më shumë.

Së fundmi, ka qenë Lori Hoxha ajo që ka ndarë një foto me prerjen e re të flokëve. Edhe Lori ka zgjedhur modelin ‘lob’ dhe ashtu si J.Lo i ka qëndruar besnike ngjyrës bionde. Epo, stinë e re, pamje e re!

Mos po pyesni veten nëse duhet t’i dorëzoheni edhe ju trendit të flokëve ‘lob’? Nëse po, atëherë është koha e duhur për ta bërë.