Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin tonë, por me gjithë forcën e tij, dhëmbët tanë sërish mund të lodhen. Pra, pasi të bien të gjithë dhëmbët e qumështit dhe të dalin sërish, ju duhet të mendoheni dy herë përpara se të vendosni të hapni diçka me dhëmbët tuaj.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 veprime të zakonshme që duhet të ndaloni së bëri nëse doni dhëmbë të shëndetshëm:

Konsumimi i shumë produkteve të errëta

Pijet si kafeja, vera e kuqe dhe çaji i zi përmbajnë përbërës të quajtur taninet. Ata bëjnë që komponimet e ngjyrave të ngjiten në dhëmbët tuaj dhe prandaj mund të çojnë në zverdhje. Frutat si (manaferrat, boronicat dhe qershit), domatet dhe karamelet gjithashtu mund të çojna në gurëza në dhëmbë.

Larja e gabuar dhe e shpejtë

-Mos i lani dhëmbët shumë fort. Kjo mund të dëmtojë dhëmbët dhe mishrat dhe të çojë në ndjeshmëri të dhëmbëve.

-Larja nga e majta në të djathtë nuk është e mjaftueshme. Kjo është mënyra e saktë: Operoni sikur po hani një çamçakëz dhe shkoni lart e poshtë në lëvizje të vogla rrethore. Bëni këtë veprim përafërsisht për 2 minuta.

-Mos i lani dhëmbët menjëherë pasi të keni ngrënë. Ushqimet që përmbajnë acid mund të dobësojnë smaltin tuaj, kështu që larja mund ta dëmtojë atë dhe të lejojë që acidi të futet edhe më thellë në dhëmbë.

-Mos përdorni një furçë dhëmbësh për një kohë të gjatë. Ndryshojeni atë të paktën çdo 3 deri në 4 muaj, përndryshe do të jetë më pak efektive.

Përdorimi i dhëmbeve për të hapur gjëra

Përdorimi i dhëmbëve tuaj si një mjet për të hapur një shishe birrë ose për të prerë një etiketë veshjesh mund t’ju vijë në ndihmë në momente të caktuara. Por definitivisht nuk është i mirë për dhëmbët tuaj, pasi mund t'i thyejë ato.

Hani patetina shumë shpesh

Nëse konsumoni shumë patetina, acidi në ushqim ka më shumë kohë që të jetë në kontakt me dhëmbët tuaj dhe t’i dëmtojë ato.