E hëna, të gjithë e dimë, është një ditë e mirë për të nisur gjëra të reja dhe të bukura – një dietë, një punë të re, një projekt çfarëdo etj. Po kur e hëna përkon me një datë të veçantë si e sotmja, atëherë duhet të përqëndrohesh më shumë.

Sa herë mendoni të nisni projekte të reja, pa dyshim mendja ju shkon te një ditë si kjo. Kalendari ka planet e veta, edhe pse ne ndonjëherë nuk jemi dakord me këtë pjesë. Sepse mendojmë që “java tjetër”, “muaji tjetër” është më i mirë për të nisur dietën, për të kërkuar punë apo edhe për diçka tjetër që i kemi vënë synim vetes.

Në të vërtetë, ne të gjithë jemi të fokusuar për të bërë gjëra të bukura në ditë të tilla, po pse e sotmja është e veçantë?

Numri nëntë, nisur nga shumë besëtytni të popujve të lashtë, është konsideruar me nivelin e numrit të përsosur 3. Në thelb, nënta plotpjesëtohet me treshin, i cili, siç dihet nga të gjithë, është numër biblik, numri i trinisë së shenjtë.

Gjithçka që ndodh në jetën tonë është, në fakt, një univers misteresh i cili nuk mund të gjejë përgjigje. Megjithatë, astrologët kanë diçka për të thënë edhe për ditë të veçanta si e sotmja.   

Martesë

Sepse martesa duhet të jetë gjithmonë në një ditë të shënuar. E tillë mbetet ajo gjithë jetën, në cilëndo ditë që është vendosur. Megjithatë, mendoni pak sa bukur duket kjo datë e shënuar në fotot e dokumentuara, ftesat e dasmës dhe çdo detaj tjetër që mban datën. Eh, ata që martohen në një ditë si kjo, apo edhe ata që janë celebruar, janë njerëz të lindur me fat.

Një shtëpi e re

Edhe për këtë, kjo datë është e shënuar. Të gjithë lodhemi nga rutina, dhe të bërit e gjërave të reja në një datë të shënuar është një kujtim i bukur që do t’ju shoqërojë gjithmonë. Një ditë si e sotmja do të mbetet gjatë në kujtesë nëse do të zhvendoseni nga shtëpia.

Punë e re

Veç faktit që është ditë e hënë, e sotmja është një datë e mirë për një punë të re. Nëse gjatë këtyre ditëve po kërkoni diçka, por akoma nuk e keni vendosur, atëherë mos e zgjatni më shumë. Firmosni sot.

Dokumente

Firmosja e dokumenteve me datën e sotme është një tjetër veprim që mund ta bëni sot për ta mbajtur mend gjatë; blerja e një shtëpie, nisja e një kredie apo edhe një kontratë çfarëdo do të jetë e mbarë në një ditë të tillë.