Dihet botërisht që pas ndarjes njerëzit kërkojnë të bëjnë një ndryshim në ‘look’. Kjo vlen jo vetëm për vajzat, por edhe për djemtë. The Weeknd është shembulli më i mirë që edhe djemve pas ndarjes u nevojitet një ndryshim në pamje. Së fundmi, këngëtari i famshëm është shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Toronto dhe nuk njihej. Nëse do t’i hidhni një sy fotos së mëposhtme, jemi të sigurt që do pyesnit veten: Është ky vërtet The Weeknd?

Ai u shfaq i veshur me një kostum serioz ngjyrë blu të errët dhe ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim, kishte hequr mjekrën dhe në vend të saj kishte lënë mustaqe. Flokët ishin surpriza më e madhe, nuk kanë lidhje me modelet që jemi mësuar ta shohim këngëtarin.

Në fakt, edhe Bella menjëherë pas ndarjes u shfaq me një ndryshim në pamje, duke u kthyer në bionde.