Të gjithëve na ka rënë rasti të shohim të paktën një herë emisionin “Uomini e Donne” në Canale 5 apo versionin anglez “The Bachelor” që dikur është transmetuar edhe në Tv Klan. Emisioni reality show, ku vajzat njihen me djemtë para kamerave, vjen edhe në Shqipëri. Faqja zyrtare e emisionit “E Diell” ka bërë të ditur hapjen e audicioneve për djemtë që duan të aplikojnë për t'u bërë pjesë e emisionit.
Kjo rubrikë, që do të quhet “Për’puthesh” do të moderohet nga Nevina Shtylla, e cila na ka njohur edhe me dy bukuroshet që do të jenë protagonistet e emisionit. Antoneta dhe Ina do të vendosen përballë disa djemve të përzgjedhur për t’u njohur me secilin dhe për të zgjedhur në fund “princin e tyre”.
“‘Për’Puthesh’ ti me Inën? Po me Antonetën? A do të të zgjedh ty mes shumë të tjerëve? Eja në ‘E diell’, në rubrikën ku vajza vendoset përballë djemve, për të njohur më specialin prej tyre! Së shpejti në show-n e së dielës në Top Channel, vjen një program i dedikuar tërësisht marrëdhënieve vajzë dhe djalë. Takime romatike, debate mbi tema të zjarrta, roli i gruas në çift, etj. Kë do të zgjedhë ajo në fund prej kandidatëve që do të bëhen pjesë e programit?” –shkruhet në faqen e aplikimeve.


Nëse dëshironi të aplikoni klikoni këtu.