Nëse keni vazhdimisht ndjesinë e fryrjes dhe ju duket e pamundur të shpëtoni prej saj, atëherë po lexoni artikullin e duhur. Nëse mendoni se duke mos ngrënë do ta bëni këtë ndjesi të zhduket, e keni gabim. Ajo që duhet të bëni është të tregoheni përzgjedhës me dietën tuaj, si dhe sa herë ndiheni të fryrë të konsumoni disa ushqime që e largojnë këtë ndjesi.

Cilat janë këto ushqime?

Peshku (tretet me lehtësi dhe përmban proteina që lehtësojnë ndjenjën e fryrjes).

Kungulli (është i pasur me fibra).

Spinaqi (është i pasur me vitaminë B).

Majdanozi (është i pasur me vitaminë C dhe kalium).

Uthulla e mollës (mund t’ju ndihmojë gjithashtu me tretjen).

Selinoja (nxit urinimin dhe lehtëson ndjesinë e fryrjes).