Ishin të menjëhershme lajmet për Megi Topallin, vajzën e ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, muajin e kaluar. Disa foto paparaci dhe pas tyre edhe emri i partnerit, me të cilin Megi kishte disa vite e lidhur. Angjelin Serreqi, partneri i saj, pinjoll i një familjeje të njohur shkodrane, kishte nisur bashkëjetesën prej disa kohësh me Megin, madje u mësua shpejt që Megi ishte në pritje të ëmbël.

Ndonëse asgjë zyrtare nuk u zbulua nga vetë çifti, nga portalet u mësua shpejt se vajza e Jozefina Topallit ishte në ditët e fundit të shtatzënisë. Prej pothuaj një muaji, Megi është bërë nënë e një djali. Edhe për këtë lajm, nga familja nuk është zbuluar asgjë, derisa vetë Megi ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram.

Në vetëm pak javë, nëna e re duket në super formë dhe këtë ia vënë në dukje edhe miqtë në rrjet. Një prej këtyre të fundit, madje, ka zbuluar edhe emrin e të birit.

Megi dhe Angjelini e kanë pagëzuar djalin e tyre me emrin Nikola.

Një foto me nipin e vogël ka publikuar edhe vëllai i Megit, Genar Topalli, i cili ka shoqëruar motrën gjatë një shëtitjeje me vogëlushin nga liqeni.