Elegante, minimaliste, me një fustan të thjeshtë, flokë të lëshuara, grim natyral dhe kaq. Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi i kanë dhënë fund beqarisë në një resort në Golem në prani të të afërmve dhe miqve të ngushtë.
Shumë larg nuseve “princesha”, të fryra, të trukuara, shumë larg tradicionaleve, Jonida zgjodhi ta celebronte shumë thjesht martesën e saj.
Në altar, aty ku Jonida dhe Besniku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit ishte Elvana Gjata, mikesha e ngushtë e aktores dhe moderatores së njohur.
Në këtë video të postuar nga Xing.al, është momenti final kur Jonida dhe Besniku “shpallen burrë dhe grua” dhe pas kësaj, Elvana “i jep leje” dhëndrit të puthë nusen.