Nëse bëni pjesë në 20 % e grave që të paktën një herë në jetë kanë provuar cistitin, e dini mirë që ky infeksion i bezdisshëm, shkakton një djegie vaginale që shoqërohet me dhimbje gjatë urinimit. Por, nëse nga një anë është e vërtetë që për shkak të fiziologjisë, ne gratë jemi më të predispozuara për infeksione të tilla, nga ana tjetër është e vërtetë që mund t'i evitojmë. Ja si.

Çfarë është cistiti?

Cistiti është një infeksion në rrugët urinare. Ai prek mukozën e fshikëzës dhe uretrës, ose tubin që trasporton urinën në pjesën e jashtme të trupit. Manifestohet me simptoma specifike si nevoja e shpeshtë për të urinuar dhe vështirësitë për të urinuar, që ndryshe përkthehen me vajtje-ardhje të shumta deri në tualet të cilat nuk shkarkojnë pothuajsë asnjë pikë urinë. Djegie vaginale, dhimbje pelvike, urinë jo e pastër, me erë të keqe dhe shpesh herë me prani të një sasie gjaku.

Cistiti: Shkaktarët kryesorë

Shkaku kryesor i cistiti ka arsye bakteriale dhe fajtori është bakteri E Coli. Është një bakter intestinal, që nëse hyn në kontakt me vaginën dhe uretrën, mund të deportojë deri në fshikëz duke u zhvilluar. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të evitojmë kalimin nga anusi në vaginë. Shkaku tjetër i cistitit ka natyrë mekanike dhe ndodh nga fërkimi i uretrës gjatë seksit. Prandaj ky lloj infeksioni quhet dhe “cistititi i muajit të mjaltit”: seksi është shkaktari kryesor i cistitit pa baktere. Nuk janë pa faj dhe të gjitha ato sjellje të gabuara të cilat dobësojnë florën tonë bakteriale vaginale, e cila shërben si mbrojtëse për çdo grua. Prandaj evitoni sapunat shumë  irritues, krema të ndryshme me parfum apo regjim ushqimor të keq.

Pse cistiti shfaqet me shumë tek gratë ?

Pse një infeksion kaq i bezdissëm godet më shumë gratë se sa burrat? Arsye fiziologjike. Uretra e gruas është më e shkurtër sesa ajo e burrave, ( 3-4 cm kundrejt 10-15 cm), prandaj kjo thjeshtëson ngjitjen e bakterieve deri në uretër. Pastaj uretra e grave ndodhet shumë më afër vaginës në krahasim me atë të burrave dhe kjo lehtëson akoma më shumë kalimin e bakterieve nga anusi në vaginë. Sidomos nëse nuk jeni të kujdesshme dhe flora bakteriale është dobësuar.

Cistiti: Shërim dhe parandalim

Kujdesin më të madh për të kuruar dhe parandaluar cistitin duhet ta kemi ndaj rimëkëmbjes së florës bakteriale dhe ndaj higjenës intime. Nëse nuk e keni kuptuar, edhe njëherë, kini kujdes që mos dëmtoni florën bakteriale duke përdorur larës agresivë, evitoni gjithashtu të laheni nga mbrapa-para, sepse bakteriet e anusit kalojnë lehtësisht në vaginë. Mjete të tjera që mund të evitojnë cistitin, janë prezervativi dhe lubrifikanti. I pari mbron nga sëmundjet seksualisht të trasmetueshme, ndërsa i dyti ul fërkimin kundrejt uretrës. Një tjetër këshillë që dëgjojmë shpesh është urinimi pas seksit, kjo për të shkarkuar në mënyrë imediate të gjitha bakteret që mund të kemi marrë. Nëse simptomat e cistitit ju kanë kapluar, ajo çka mund të bëni është padyshim të pini shumë ujë, të pini çaj me hibiscus, dhe nëse simptomat vazhdojnë duhet të kontaktoni mjekun që të filloni një terapi me antibiotikë. Tabu.al