Nëse për njerëzit normalë lindja është një proces sa i vështirë aq edhe stresues, për Kim Kardashian-in nuk paska qenë kështu. Nëse një grua para lindjes shqetësohet se si do të shkojë gjithçka, Kim është shqetësuar për ngjyrën e saj të thonjve dhe për depilimin.

“Më hahet diçka te McDonalds. E ke bezdi që më pas të më çosh edhe tek estetistja të depiloj bikinin?” -kujton Kim t’i ketë thënë mikut të saj Jonathan.

Ajo vazhdon të rrëfejë se po mundoheshin t’u shpëtonin paparacëve, teksa e telefonoi doktori për t’i thënë se duhet të lindte me urgjencë pasi kishte pre-eklampsia. Për ju që nuk e dini, pre-eklampsia është një gjendje e rrallë që mund t’u shkaktojë grave shtatzënë tension të lartë të gjakut dhe enjtje të trupit. Nëse nuk mbahet nën kontroll mund të sjellë pasoja fatale për nënën dhe fëmijën.

Megjithatë, Kim nuk kishte në plan të lindte pa ndryshuar ngjyrën e thonjve, prandaj i kërkoi doktorit ta shtynte lindjen në mënyrë që të bënte një manikyr rozë.

“Thonjtë e mi ishin të errët dhe un thashë: ‘Jo, jo, do të lind një vajzë. Më nevojitet një ngjyrë rozë e lehtë për lindjen”. Kështu që i thashë doktorit: “Je i sigurt që duhet të lind tani? Mund ta shtyjmë dy orë? Dhe ai thë tha ok”, -ka rrëfyer Kim.

Epo, çudira alla Kim Kardashian!