Në Shëngjin, në breg të detit, në rërën e plazhit, pak më parë, Afrona dhe Blero i kanë thënë “Po, përgjithmonë” njëri-tjetrit, në një ceremoni pranë njerëzve të dashur e miqve të ngushtë.

E gjithë ceremonia e celebrimit, e kuruar me kujdes e me detaje të personalizuara nga Class Events, ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Po cilët janë të ftuarit VIP në dasmën e çiftit të njohur të showbiz-it?

Si një njeri i rezervuar për jetën e tij publike, Blero ka një grup të ngushtë miqsh, personazhe të njohur, disa prej të cilëve ishin të ftuar në dasmë.

Fjolla Morina, mikesha e Bleros, këngëtari i njohur Meda bashkë me bashkëshorten, gazetari dhe moderatori i njohur i Klan Kosova, Alaudin Hamiti, moderatori Labinot Gashi dhe bashkëshortja, Gili, si edhe muzikantë të tjerë, kolegë e miq të ngushtë të çiftit i janë bashkuar gëzit dhe ditës më të bukur të Afronës dhe Bleros.

Ceremonia e celebrimit është mbyllur bashkë me perëndimin e diellit, ndërsa pas tij, çifti dhe të ftuarit i janë drejtuar koktejlit dhe darkës special.

Gjithçka në këtë event flet me elegancën e Class Events.