Nën qiellin me yje të Shëngjinit, asgjë nuk shndrrin më shumë se sa magjia e dasmës së çiftit absolut të kësaj mbrëmjeje!

Dasma VIP e Afronës dhe Bleros ka marrë gjithë vëmendjen mediatike, por jo vetëm! Pak nga pak, gjithçka po zbulohet përmes fotove dhe videove të kësaj ceremonie martesore të jashtëzakonshme.

Prej më shumë se gjashtë muajsh, skuadra e Class Events kanë ideuar, skicuar dhe detajuar çdo ide dhe element të kësaj dasme madhështore. Ndërthurja e elementëve magjik nga dekori, qielli i improvizuar me një mori dritash që shkëlqejnë, tufat dhe kurorat e mëdha të luleve ‘peonie mozzarella’, orkidetë e bardha kanë “zaptuar” çdo centimetër të hapësirës së tendës ku edhe po zhvillohet dasma me qindra të ftuar.

Një atmosferë magjike, plot detaje dhe element unik e kanë transformuar gjithë ambientin në një parajsë, por jo nga ato imagjinaret, por e prekshme dhe e jetueshme nga të gjithë!