Ditën e djeshme familja Fejzullahu është shtuar edhe me një tjetër anëtar. Me ardhjen e vogëlushes Ana, Ermali dhe Ariana janë bërë prindër për herë të katërt. Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vetë këngëtari me anë të një fotoje nga spitali, ku shfaqen tre fëmijët e tij më të rritur përkrah motrës së tyre të porsalindur.
Arti, Era dhe Buna nuk mund ta fshehin lumturinë që duket qartë në fytyrat e tyre, teksa pozojnë përkrah motrës. Lindja ka shkuar mirë dhe familja Fejzullahu nuk mund të ishte më e plotësuar se kaq.
Ne i urojmë jetë të gjatë të voglës Ana!