Pas performancës së tyre në “Dance With Me”, çifti Eliona Pitarka dhe Mateus Frroku nuk i shpëtuan batutave dhe ngacmimeve të Gentian Zenelajt. Për Mateusin, Zenelaj parashikoi që deri në fund të spektaklit do kishte gjetur dashurinë… Elionën, gjithashtu, nuk e la pa e ngacmuar si për jetën private, ashtu edhe për nënën e saj, e cila ndodhej në mesin e publikut.

Pasi shkëmbeu batuta me Elionën dhe dhe Mateusin, Genti tha se deri në fund të spektaklit, ai mendon se do të ketë një lidhje.

Dëgjo, ti ke filluar ta pëlqesh këtë gjënë, me goca, me femra, me balerina që rrotullohen, ka filluar të të qeshë fytyra. Parashikoj ndonjë lidhje unë deri në fund të këtij spektakli”, – iu drejtua Genti këngëtarit dhe pas tij iu kthye edhe Eljonës: “Eljona, meqë është mami këtu, po juve ndonjë të dashur e keni, ta marrë vesh dhe mami?

Jo jo, këtë përgjigjen e jap pa frikë, sepse mami e di” – shtoi ajo, por Genti nuk e la me aq: “Po ne, kur do ta marrim vesh, apo do e mbash sekret?

Pak m vonë

Pi një kafe me mamin unë dhe… Mami i love you”,- e mbylli aktori që edhe për një natë tjetër në DËM mori notën maksimale nga publiku në sallë dhe ai nga ekrani.