Leonita dhe Granit Xhaka u bënë prindër të një vogëlusheje ditën e djeshme. Graniti ndau foton e parë ku dukeshin duart e çiftit dhe vajzës së vogël dhe shkroi disa fjalë zemre (lexoni më shumë).

“Mirëseerdhe princeshë e vogël! Mami dhe babi të duan shumë”, -shkroi ai.

Sot ka reaguar edhe Leonita, e cila ka ndarë po të njëjtën foto duke zbuluar edhe emrin e të voglës.

“Ayana Xhaka. Mami dhe babi do të të duan gjithmonë”, -ka shkruar Leonita përkrah fotos.

Tani mezi po presim të njihemi me Ayanan!