Me siguri nuk e dinit, por Bebe Rexha ka një vilë përrallore në Hollywood Hills, në Kaliforni. Nëse mendonit se këngëtarja jetonte në një apartament e keni gabim, shtëpia e saj është gjigante. Ajo e bleu vilën vitin e kaluar për 2 milionë dollar. Shumë, e dimë, por pasi të shihni pamjet brenda saj do ta kuptoni që ia ka vlejtur çdo qindarkë. Shtëpia ka një sil francez dhe italian dhe ka gjithçka që mund t’i duhet dikujt për t’u relaksuar.
Përveç të tjerave ka një pishinë gjigante, pamje të mrekullueshme nga kodrat dhe një oborr të madh. Po ashtu, shtëpia ka dy dhoma-dollapë, një spa, një kënd leximi dhe dhoma shumë të rehatshme për miqtë.
Kësaj i thonë “shtëpi, e ëmbla shtëpi”!
Për më shumë shihni fotot.