Të jesh vajzë do të thotë të rritesh me përrallat e princeshave, me dëshirën për të veshur fustanet e tyre, por edhe me shpresën se një ditë princi do të vijë të të gjejë në një kopsht me trëndafila për një arratisje….

Duket si përrallë, por nuk është tamam e tillë. Sepse nga rrëfimet klasike, tek të cilat të gjithë gjejmë frymëzim, vijnë në një formë të re përrallat moderne. Një prej tyre rrëfehet sot nga Kopshtet Mbretërore të Pallatit të Brigadave.

Class Fashion Show, sot flet me gjuhën e secilës prej jush, që pret së shpejti ta bëjë ëndrrën realitet. Është eventi që, me shumë siguri, do t’u japë përgjigjeve jo vetëm nuseve moderne, por edhe ju të tjerave që:

- Sot, fustanin e doni për të veshur atë që keni nën lëkurë, vlerat tuaja, dhe jo që t’i ngjani një princeshe.

- Kur ishit të vogla luanit me kukulla, por askush nuk ju tha që s’mund të luani edhe lojërat e djemve dhe të bëni shumë mirë punët e tyre.

- Nuk keni nevojë të prisni princin me kalë, sepse ju jeni kalorëset e jetës suaj dhe e drejtoni zemrën aty ku doni.

Class Fashion Show, pas pak do të flasë me gjuhën tënde

Ti sot nuk je thjesht një ëndërrimtare që lexon “Sikur të isha djalë”, ti sot je një shkrimtare origjinale në dritaren tënde dixhitale dhe thua me krenari “Sa mirë që jam vajzë”.

Ti vazhdon të lexosh libra, sepse e di që autoriteti i dijes vesh fustanin, por fustani nuk të vesh dot me dije.

Ti je një princeshë moderne e kohës që jetojmë dhe je fantastike…

Veten e gjeni këtu, në Class Fashion Show!