Jo si modele, as si prezantuese, por si “business lady” e apasionuar pas asaj që bën.  E veshur thjeshtë me të zeza, ajo përshëndeti publikun që nderoi në festën që ka pas frymëzimin dhe vizonin e saj.

Kemi parë vazhdimisht postime të saj për Ana Wintour drejtuesen historike të Vogue, dhe gjejmë plot të përbashkëta. Sigurisht, Shqipërisë i mungon një Met Gala sepse nuk ka një Metropolitan Museum si ai i New York, dhe nuk ka të njëjtin treg dhe të njëjtën industri, por nuk i mungojnë njerëzit e apasionuar dhe me talent që punojnë fort për ëndrrat e tyre dhe as show origjinale që forcojnë shijen estetike në këtë vend!

Bashkëpunimi i Alketës me Valdrin Sahitin rezultoi një simbiozë e frytshme. Dhe dyshja e njohur, rezervoi daljen finale në fund të sfilatës, bashkë me një shoqëruese të vogël shumë speciale: Bella-n, vajzën e stilistit kosovar. Të tre të veshur më të zeza, shkëlqyen gjatë përshëndetjes së tyre në fund të këtij evenimenti të jashtëzakonshëm.

Class bëri të gjitha mediat që të flasin sot dhe ky është aktiviteti me “trending” në Instagram, Facebook dhe web.

Për pak ditë në You Tube do të hidhet i plotë dokumentari!

“ The making of a Fashion Show”...