Arti shqiptar në zi.
Është ndarë nga jeta një nga aktoret e njohura të kinematografisë së viteve '90.
Shpresa Bërdëllima ka ndërruar jetë në Bruksel si pasojë e një sëmundje të rëndë. “Zonjusha Gajtan”, siç njihen në rolin e saj në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” nuk e fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, prej të cilës vuante prej kohësh.
Aktorja e mirënjohur ka lindur në Tiranë më 11 prill të viti 1959. Ajo ka një sërë rolesh të sukesshme mes të cilave përmendim:
Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
Flutura në kabinën time (1988)… Keti