Nëse jeta private për Loredanën nuk është në ditët e saj më të mira, ajo profesionale është duke shkëlqyer. Së fundmi, reperja ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e eventit të rëndësishëm të muzikës, MTV EMA. Ky event mbledh dhe nderon me çmime artistët më të mirë europianë dhe listës së tyre këtë vit i është shtuar edhe Loredana.
Loredana Zefi është shpallur fituesja e çmimit “Best Swiss Act” (Kënga më e mirë zvicerane) dhe sot në mbrëmje ajo do të jetë e pranishme në eventin e mbajtur në Sevilje të Spanjës. Pjesë e MTV EMA do të jenë edhe shumë këngëtarë me famë botërore si shqiptaret Dua Lipa e Ava Max, si dhe Rosalia, Niall Horan, Halsey, Little Mix etj. Becky G do të jetë në rolin e prezantueses dhe Akon do të rikthehet pas shumë kohësh në skenë.
Mbrëmja pritet të jetë e mbushur me surpriza.
View this post on Instagram