Reperja e famshme e njohur më shumti në trojet gjermano-folëse, fitoi çmim në MTV EMA 2019, eventi muzikot që u mbajt në Seville të Spanjës.
Ajo ishte e nominuar në “Best Swiss Act”, kategori të cilën edhe e fitoi.
E ftuar të marrë pjesë në tapetin e kuq të MTV EMA, nga ku ndoqi ceremoninë e rezervuar për VIP-at, reperja është takuar edhe me yllin e futbollit spanjoll, Cristiano Ronaldo, i cili gjithashtu ishte pjesë e këtij eventi së bashku me të dashurën e tij.
Loreadana ka ndarë një foto të saj me yllin e futbollit në rrjetin social Instagram, duke u shprehur se takimi me të ka qenë një dëshirë e hershme e saj.
Reperja shqiptare me famë ndërkombëtare ka kënduar e kërcyer me përformancën e yllit tjetër shqiptar, Dua Lipës. Ajo ka ndarë një video të përformancës së Dua-s në InstaStory.