Kur mendoj për të veshur një palë pantallona lëkure, e kam të vështirë të përfytyroj se si mund të dukem me to. Megjithatë, kam vendosur që këtë sezon të provoj, pse jo, të dukem si vajzat e njohura të modës, me një palë pantallona prej lëkure.

E gjithë ideja për të veshur pantallona lëkure, në fillim më ishte dukur thjesht një telash më tepër, derisa vura re silueta të reja këtë sezon gjatë Javës së Modës në New York, që zgjedhin pantallonat e lëkurës si trend.

Kohët e fundit, te pantallonat e lëkurës e kanë gjetur veten vajzat e përmasave të ndryshme trupore. Marka të njohura e kanë propozuar këtë trend dhe kanë vendosur që të guxojnë për sezonin vjeshtë – dimër.

Tendenca vjen nga vitet ’80, moderne dhe rock. Materialet vijnë me të gjitha ngjyrat dhe me materiale të lehta e të buta. Këtë sezon ekzistojnë edhe disa stile “faux” që janë të përballueshme edhe në çmim, nëse nuk doni të shpenzoni shumë.

Nëse keni pyetur veten se si të krijoni një pamje të re, ky është momenti. Jo vetëm që keni më poshtë imazhe fantastike nga street style që do t'ju frymëzojnë, por me siguri në këtë kolazh do të gjeni edhe modelet e preferuara për ju.