Më në fund ka marrë fund vuatja e 11-vjeçarit, Alvin Berisha.
Ai është rikthyer në shtëpi mëngjesin e sotëm dhe mes lotësh është takuar pas 5 vitesh me babanë dhe motrat. Ditën e djeshme fotot e Alvinit jashtë kampit sirian bënë xhiron në rrjet pasi ai shfaqej me një nga përfaqësuesit e e organizatës së Gjysmë Hënës së Kuqe, i lirë dhe i qeshur. Sot, ai fatmirësisht ka takuar babanë i cili për 5 vite nuk reshti së kërkuari djalin e tij. Video e takimit të tyre në aeroportin e Romës është tejet emocionuese.
Shpëtimi i Alvin Berishës u realizua nga organizata “Gjysmë Hëna e kuqe siriane”, Kryqi i Kuq ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritet shqiptare dhe italiane.
#Alvin è in Italia! Ora è tra le braccia del padre e delle sorelle. A breve il Presidente della #CroceRossa Francesco Rocca racconterà alla stampa i dettagli dell'operazione #UnItaliaCheAiuta pic.twitter.com/uaIJ6MxaGc
— Croce Rossa Italiana (@crocerossa) November 8, 2019
Lexoni gjithashtu:
Alvini i lirë dhe i qeshur jashtë kampit të ferrit, do të niset drejt Italisë