Ardhja në jetë e një fëmije është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në jetën e njeriut, prandaj duhet festuar. Baby shower-i është një traditë amerikane që gjithnjë e më shumë po ndiqet edhe në Shqipëri. E ku ka gjë më të bukur për një nënë në ditët e fundit të pritjes së ëmbël sesa të festojë për jetën e bukur që e pret? Një baby shower meriton të jetë po aq i veçantë sa një festë ditëlindjeje, prandaj Class Events kujdeset që nënat në pritje ta shijojnë në maksimum një event të tillë.
Një bebush djalë ishte rrugës dhe një festë e gjitha blu pastel iu dedikua atij. Shoqet e mamit u mblodhën në baby shower-in me temë “Oh Boy” për të qenë pjesë e këtij gëzimi të madh. Në tavolinën e madhe mbizotëronte ngjyra e bardhë dhe ajo gold, kryesisht te karriget. Në mes të tavolinës kishte kompozime lulesh në ngjyrat e pastelit. Të njëjtat lule u vendosën edhe te potobooth-i, ku shkruhej me neon “Oh Boy”.
Mes luleve që përshkonin murin u vendosën ëmbëlsirat që ishin cupcakes, macaroons etj. Të gjitha të kombinuara me ngjyrat e dekorit, ku ajo që mbizotëronte ishte ngjyra blu pastel.
Një kujtim i ëmbël, po aq sa edhe pritja e bebushit!