A ka gëzim më të madh në jetë se lindja e një fëmije? Për ata që janë bërë prindër dhe e kanë provuar atë ndjesi, jo. 1-vjetori i fëmijës është një festë shumë e rëndësishme për çdo prind dhe përgjithësisht, të gjithë zgjedhin ta festojnë, pavarësisht nëse vendosin të bëjnë një festë të madhe apo një drekë ose darkë të vogël.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Megjithatë dëgjojmë shpesh të thuhet, kryesisht nga ata që s’janë ende prindër, se 1-vjetori është një festë e pakuptimtë, pasi bebi nuk do të mbajë mend asgjë.

Në të vërtetë, 1-vjetori është një festë për prindërit dhe të ftuarit. Është për ata njerëz që janë lumturuar shumë për ardhjen e fëmijës në jetë dhe që përgjatë një viti kanë qenë gjithmonë aty për të ndihmuar në rritjen e tij. Prandaj ka kaq shumë rëndësi dhe është një arsye e madhe për t’u festuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Më shumë se për këdo, është një ditë e rëndësishme për prindërit e të voglit, që pas një viti të gjatë, të mbushur me sfida, lot dhe shumë lumturi, më në fund, mund të festojnë për ngjarjen më të rëndësishme në jetën e tyre. Por edhe për faktin se vitin e parë e kanë përmbushur me sukses misionin e tyre.

Vërtet bebi nuk do të mbajë mend asgjë, por fotot do të mbeten një kujtim shumë i bukur për të. E kush nuk e ka peng faktin që s’ka shumë foto nga fëmijëria?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS by Alketa Vejsiu (@classav_events) on

Kur të pranishëm janë të gjithë njerëzit e dashur, kur ka ëmbëlsira, shumë fëmijë të pranishëm, një dekor të bukur dhe një ambient festiv, 1-vjetori merr një tjetër kuptim. Meqë ra fjala te dekori, i cili është jo pak i rëndësishëm, besojmë se e dini që Class Events bën festat më të bukura që keni parë?!

Class ka pasur fatin të jetë pjesë e gëzimit të shumë prindërve, me dhjetra 1-vjetore të realizuar në mënyrë perfekte nga skuadra profesioniste. Prandaj nëse po mendoni për ditëlindjen e fëmijës suaj, mund të frymëzoheni nga disa prej festave të realizuara nga Class Events.

Temën e zgjidhni ju, Class kujdeset që gjithçka të jetë ashtu siç e keni menduar.

BRENDA DITËLINDJES SË PARË TË AJKA QUMËSHTORES

 

NJË KOPSHT ME LULE PËR DITËLINDJEN E NJË LULEJE TË VOGËL

 

WONDERLAND APO ONEDERLAND?

 

NË PYLLIN E WINNIE POOH PËR DITËLINDJEN E ALORIS

 

NJË FESTË DELIKATE DHE E ËMBËL PËR DITËLINDJEN E PERLËS

 

Fotot: Class Photography dhe Class Events

Nëse dëshironi të lini një takim me menaxheret e Class Events mund t’i kontaktoni në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Ose mund të plotësoni formularin praktik duke klikuar këtu.

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com