“Kam ndarë dhe drogën me babanë tim. Një herë e pimë dhe bashkë, por kjo gjë nuk u përsërit.”
Jamie Lee Curtis, aktorja e njohur e “Halloween”, ka tronditur publikun në një intervistë të fundit që ka dhënë për “Vanity”. “E konsideroj veten një të droguar” rrëfen Lee Curtis, tashmë në moshën 60-vjeçare.
Plot 20 vjet pas përpjekjes për të dalë nga tuneli i varësisë nga “Vicodina” dhe kokaina, aktorja e “Halloëeen”, tregon edhe marrëdhënien e saj të vështirë me babanë Tony Curtis, për të cilin thotë se kanë konsumuar dhe kokainë së bashku.
Në intervistën për “Vanity”, aktorja 60-vjeçare tregon mbi të gjitha për raportin e saj “të rrezikshëm” me të atin. “E dija që im atë kishte një problem, sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën…. Ishte një periudhë, gjatë së cilës vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21-vjeçare pas një mbidozë heroine”.
E lindur në një familje të njohur, Jamie Lee Curtis çau e vetme në industrinë e argëtimit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë. Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.
Tony Curtis ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 85-vjeçare për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.