Rrudhat në fytyrën tonë nuk janë asnjëherë të bukura për t’u parë. Ato janë të pashmangshme, por ka disa mënyra që mund të na ndihmojnë t’i reduktojmë dukshëm. Nuk është nevoja të shpenzojmë para pafund me kremëra të shtrenjtë që nuk e dimë as nëse do të japin rezultatin që presim. Zgjidhjen e kemi në kuzhinë.

Një metodë që përdoret gjerësisht dhe shumë efikase është ajo me vezë. Falë prezencës së vitaminave, proteinave dhe kripërave minerale, veza arrin të japë menjëherë një efekt lifting. Përdorni vetëm të bardhën e vezës, duke e aplikuar në zonën ku keni më shumë rrudha. Lëreni të thahet dhe më pas fshijeni me një copë pambuku të njomur me ujë.

I jashtëzakonshëm për rrudhat është edhe efekti i bananes. Zgjidhni një banane të pjekur fort dhe gjysmën e saj shtypeni në një enë. Shtoni një lugë mjaltë dhe lëngun e një gjysme limoni. Përziejeni mirë dhe aplikojeni në zonën rreth syve ku keni rrudha.