Sa herë pyetet për jetën private, Genta Ismajli e shmang këtë bisedë. Ajo preferon që të flasë vetëm për karrierën dhe këngët e saj. Jeta private është hermetike. Mirëpo, kur je në qendër të vëmendjes së mediave është “e pamundur” që jeta private të mbetet plotësisht e tillë.

Prive.al ka siguruar një video të Gentës teksa puthet në buzë me një mashkull, çfarë na bën të mendojmë se ai është i dashuri i saj. Këngëtarja momentalisht po shijon pushimet në Turqi dhe nuk dihet se si do të reagojë ndaj kësaj video: do ta pranojë lidhjen e re?