Nuk ka lumturi më të madhe se fëmijët. Kjo gjë dihet, por rritja e tyre nuk është e lehtë. Gjithsesi, Ariana dhe Ermal Fejzullahu me sa duket kanë vendosur që të kenë një familje të madhe.

Ata kanë 4 fëmijë, 3 vajza dhe një djalë. Ana është anëtarja e re e familjes dhe është vetëm 2-muajshe. Mirëpo, çifti i kanë planet e qarta, për të bërë 6 fëmijë. Këtë gjë e ka treguar sot Ariana në një intervistë tek Rudina, ku është shprehur se ajo dhe Ermali kanë dashur gjithmonë një familje të madhe.

“Me kismet, duam të kemi 6 fëmijë. Do ta shtojmë kombin, për derisa i bëjmë fëmijët e bukur pse jo”,-është shprehur Ariana.

Pra, prisni se ka akoma. Çifti është shprehur në intervista të mëparshme se nëse do të bëjnë një djalë, emri i tij do të jetë Mali (shkurtesa e emrit Ermal). Ndërkohë Ana ishte shkurtesa e emrit të mamit, Ariana.