Pak minuta më parë Tirana është tronditur sërish nga lëkundjet e tërmetit. Lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3,6 ballë të shkallës Rihter dhe dhe me thellësi 10 kilometra. Epiqendra ka qenë në afërsi të Bulqizës, 23 km nga Tirana.

Tërmeti është regjistruar në orën 10:09 dhe nuk raportohet për dëme.