Mozzik së bashku me “Fundjavë ndryshe” kanë marrë iniciativën për të mbledhur para që do të shkojnë në ndihmë për të prekurit nga tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e djeshëm. Llogaria e tyre në ‘Go Fund Me’ ka arritur të grumbullojë një numër të madh të ardhurash që në orët e para, ndërsa sot ka arritur 1 milion dollar.
View this post on Instagram
“Arritëm diçka që s’e kemi bërë kurrë së bashku! Arritëm 1 milion dollar së bashku për tragjedinë e tërmetit në Shqipëri. O shqiptarë kurrë më të bashkuar nuk iu paskam parë, lus Zotin të jemi gjithmonë kështu në këtë ritëm!
Fshehurazi po më rrjedhin lotët, lot dhimbjeje për humbjen e njerëzve, për trishtimin që panë sytë e njerëzve dhe ai loti i fundit po më jep shije krenarie e gëzimi, po ma zbërthen fjalën ‘bashkë ia dalim’. Jeta ka sprova të shumta, çdo ditë e kemi sfidë. Të qëndrojmë bashkë në diell e në shira! Zoti është më i madhi dhe vetëm tek ai ndihmë kërkojmë!
Faleminderit gjithëve! Vazhdojmë tutje”, -ka shkruar ai përkrah një fotoje me Arbër Hajdarin.
View this post on Instagram
Mozzik është një prej personazheve të shumtë të njohur që po mbledhin dhe ofrojnë ndihma për të prekurit nga tragjedia e djeshme.
Të gjithë që duan të kontribuojnë, kjo është llogaria e Fundjavë Ndryshe ku mund të jepni ndihmën tuaj:
https://www.gofundme.com/f/termeti