Listës së personazheve të njohur shqiptarë që po ofrojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti i mëngjesit të djeshëm i është shtuar edhe Capital T.
Ditën e djeshme, ai postoi një video ku ofronte ndihmë për të strehuar familjet e prekura nga tërmeti duke siguruar edhe të gjitha shpenzimet përveç strehimit.
View this post on Instagram
Pak minuta më parë këngëtari ka ndarë dy foto në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet duke u nisur me një kamion me ndihma për të mbijetuarit e tërmetit.
“Rrugës për Shqipëri”, -ka shkruar ai.
Të shumtë janë personazhet e njohur, të cilët po solidarizohen dhe po ofrojnë ndihma për të prekurit nga tragjedia e 26 nëntorit.
View this post on Instagram