Pas tërmetit të fuqishëm që preku vendin tonë mëgjesin e 26 nëntorit, të gjithë po mundohemi të mbledhim veten dhe të shohim anën pozitive të gjërave. Në fakt, ka diçka shumë të rëndësishme për të cilën duhet të jemi të lumtur dhe falënderues ndaj Zotit: Jemi gjallë!

Lori ka zgjedhur që pas kësaj periudhe të vështirë për të gjithë të reagojë me disa fjalë zemre dhe me një foto të ëmbël të motrës së saj Sarës me Londonin dhe Romanin e vogël.

“Ju uroj të gjithëve një dhjetor të qetë e të gëzuar. Ndihem shumë e bekuar që kam njerëzit e zemrës pranë, shëndoshë e mirë. Shumë prej nesh nuk e patën atë fat, ndaj falënderoj Zotin çdo ditë. Ndihem e pafuqishme ndaj çdo gjëje që po ndodh, por lutem (e jo vetëm) që situata te lehtësohet dhe të mund të gëzojmë aq sa mundemi jetën që kemi, fatin që kemi”, -ka shkruar Lori.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lori Hoxha (@lorihoxha) on

Pak pozitivitet na duhet të gjithëve pas një jave shumë të vështirë, kështu që fjalët e Lorit janë shumë me vend.