Këngëtarja me origjinë shqiptare, Anna Oxa, është e vetëftuara speciale e natës së parë të Këngës Magjike. Nuk është hera e parë që këngëtarja me origjinë shqiptare vjen në Këngën Magjike, por këtë herë, misioni i saj është më i madh se çdo herë tjetër.

Në profilin e vet në Instagram, Arditi ka postuar sot një foto, në të cilën duket këngëtarja italiane duke konfirmuar kështu pjesëmarrjen e saj, por si publik, për t'iu bashkuar nismës së madhe të Këngës Magjike.

Anna Oxa, pasi mori vesh tragjedinë e ndodhur më 26 nëntor, më telefonoi dhe më pyeti se ç'do të bëhej me Këngën Magjike. Ajo u emocionua nga misioni dhe pa u menduar, më tha se të mërkurën (4 dhjetor) do të jetë këtu, tek Kënga Magjike. Më tha se do të blej një biletë dhe do të ulem tek publiku duke shtuar se ne artistët, për këtë jemi”,- u shpreh Arditi.

Faleminderit! #ANNAOXA

Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë @kengamagjikeofficial duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë.