Toka nuk po gjen paqe! Shqipëria u lëkund sërish nga tërmeti vetëm pak minuta më parë!

Një lëkundje e re sizmike është regjistruar në vend. Lëkundja është ndjerë jo pak, duke krijuar panik te qytetarët.

Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, lëkundja ka qenë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter dhe me një thellësi 5 kilometra. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në Hamallaj të Durrësit!