Ashtu siç premtoi, Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë gjendjen pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin gjashtë ditë më parë. Ajo preferoi të vinte ta shihte gjendjen nga afër dhe të sigurohej që donacionet e saj do të përdoren siç duhet.
View this post on Instagram
Në një video live të Tv Klan, Bebe shfaqet teksa mbërrin në Bubq ku e pret Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj dhe një numër i madh gazetarësh e kameramanësh.
“Pavarësisht famës, unë nuk do të harroj kurrë nga kam ardhur, sepse zemra ka gjak shqiptari. Ne jemi vajzat e djemtë e Nënë Terezës”, -është shprehur Bebe, e cila ka premtuar se do të rindërtojë dy banesa për dy familje që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti.
Bebe ka menduar edhe për fëmijët e këtyre familjeve dhe kishte sjellë një valixhe të mbushur me ëmbëlsira. Ndërsa Musa Daci, familjes së të cilit Bebe do t’i rindërtojë shtëpinë, i ka dhënë një portokall në shenjë mirënjohjeje, pasi ishte e vetmja gjë që mund t’i ofronte.