Tërmeti i 26 nëntorit që goditi vendin tonë ka shkatuar dëme të konsiderueshme edhe në shkollat e vendit. Në shkollën “Musine Kokalari” në zonën e Kombinatit, ka dëme të shumta, si në strukturë, ashtu edhe brenda saj.

Në Tiranë, nga rezultimet e kryera, janë 23 shkolla të dëmtuara. Por të dielën, ministria e Arsimit njoftoi për 49 shkolla në vend që kanë pësuar dëmtime. Ajo tha se për rifillimin e procesit mësimor duhet të presim edhe pak ditë derisa të përfundojë inspektimi i plotë i shkollave të dëmtuara.

Në Tiranë dhe Lezhë, mësimi është pezulluar deri më 5 dhjetor, ndërsa në Durrës shkollat do të qëndrojnë mbyllur deri më 9 dhjetor.