Pas humbjes tragjike të të afërmve të saj, Evi Reçi rikthehet me një mesazh jete
E Hënë 2 Dhjetor 2019
Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Evi Reçi humbi disa nga njerëzit e saj të afërt. Xhaxhai i saj, së bashku me familjen e tij, humbën jetën nën rrënoja dhe dhimbja për Evin ishte shumë e madhe. Përveç tyre, u nda nga jeta edhe një nga mikeshat më të mira të fëmijërisë së moderatores, Diena. Ngjarja tronditëse është përcjellë me dhimbje edhe nga vetë Evi. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo shprehu publikisht dhimbjen për ndarjen e tyre nga jeta, duke treguar sa keq e ka përjetuar këtë moment.
Megjithatë, asaj i është dashur të vazhdojë të ecë përpara dhe t’i rikthehet sërish punës e rutinës së përditshme. Ditën e sotme Evi është rikthyer sërish në ekran, por e veshur me të zeza kokë e këmbë, diçka që simbolizon zinë dhe dhimbjen për jetët e humbura. Reçi ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Asgjë nuk ka më shumë rëndësi sesa jeta. Bashkë, më të fortë se kurrë!“.